Arrestohet ndërtuesi mesaplikas Dritan Llanaj, ishte në konflikt me banorët tek Unaza e Re
Është vënë në pranga sot biznesmeni i ndërtimit, pronar i kompanisë “Mesaplik” – Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga policia e cila tha se specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar arrestuan biznesmenin në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata me kërkesë të prokurorisë, tre ditë më parë. “Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Emri i Llanajt ka dalë shpesh në media. Kanë qenë banorët e zonës së Unazës së Re që kanë denoncuar, madje dhe protestuar për pronarin që u kishte marrë shtëpitë private për të ndërtuar pallat dhe më pas nuk u kishte dhënë apartamente.
Vite më radhë, pronarët e tokës kanë kërcënuar se do hidhen nga pallati, i cili ishte ende në ndërtim, pasi Dritan Llanajn nuk u kishte dhënë pjesën që u takonte me kontratë dhe i kishte mashtruar. Pronarët e tokës në verën e 2017-s, protestuan në mënyrë demonstrative në Prokurorinë e kryeqytetit, pasi kishin mbetuar pa banesë, duke jetuar në qiell të hapur.
Më poshtë pamje nga protesta e banorëve para prokurorisë në qershor 2017: