Pse u shkarkua nga detyra gjyqtari elegant i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva?
-KPK ka zbardhur sot vendimin per shkarkimin nga detyra te gjyqtarit i Apelit te Durresit, Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili nuk kaloi dot testin e vetingut dhe u rrezua pas hetimit nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit.
Ne faqen e vet zyratre KPK ka publikuar gjithe vendimin me argumentimet dhe arsyet per shkarkimin nga detyra. Sipas KPK, ai nuk ka qene bashkepunues me Komisionin. Nderkohe qe KPK duke iu referuar te dhenave nga ILDKP thekson se ai ka feshur pasurine.
Trezhnjeva u mbrojt nga avokati Fatmir Braka, i cili kerkoi te caktohej nje grup ekspertimi per per te bere rivleresimin e pasurise se gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhena per pasurine nuk qendrojne, por kjo nuk u pranua.
Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre nje kredi prej 50 mije euro, per te blere nje apartament ne Tirane, por ka mashtruar duke blere nje tjeter apartament ne Durres”- thuhet ne vleresimin e KPK.
Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes ne nje shume te konsiderurshme te ardhurash, si dhe jane administruar 11 denoncime publike per gjyqtarin ne KPK.