Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit
Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar në gjykatë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas lënies së mandatit të deputetit nga ky i fundit.
Lëvizja e prokurorisë vjen pas sulmeve dhe akuzave të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike në drejtim të ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, për të cilin PD thotë se ka falsifikuar dokumentet zyrtare me qëllim mbrojtjen e vëllait të dënuar në Itali, për trafik droge.
Please follow and like us: