Gjendet i varur kryefamiljari në Tiranë
Një 39 vjeçar është gjendur i varur nga familja ditën e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një person me inicialet E.T, dhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Viktima është gjendur në banesën e tij në rrugën “Ali Begeja” në Tiranë.
Kanë qenë familjarë ata që kanë lajmëruar policinë pasi hasën skenën horror. Një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Në deklaratat e tyre dhënë grupit hetimor, mësohet se familjarë të të ndjerit janë shprehur se nuk janë në dijeni të ndonjë problemi që mund ta ketë çuar 39-vjeçarin drejt veprimit fatal për jetën.
“Më datë 11.05.2018, në rrugën ‘Ali Begeja’, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.T., 39 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.