Albspirit

Media/News/Publishing

Për nder të Presidentit amerikan, klubi ndryshon emrin në Beitar Trump Jerusalem

Klubi i futbollit nderon Trumpin për vendimin e tij, për ta shpallur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.

Në një shprehje mirënjohjeje për presidentin amerikan Donald Trump për vendimin e tij për të lëvizur ambasadën amerikane në Jeruzalem, skuadra e futbollit e Jeruzalemit, Beitar Jeruzalem, bëri të ditur se ka se ka ndryshuar emrin e saj në “Beitar ‘Trump’ Jeruzalem”.

“Për 70 vjet, Jeruzalemi ishte duke pritur njohjen ndërkombëtare, derisa Presidenti Donald Trump, në një lëvizje të guximshme, e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”, thotë klubi i futbollit në një postim në Facebook, sipas gazetës “Times of Israel”.

“Klubi i futbollit Beitar Jerusalem, një nga simbolet më të shquara të qytetit, është i lumtur ta nderojë Presidentin për dashurinë dhe mbështetjen e tij me një gjest të tij [dhe] … ka vendosur të shtojë në emrin e klubit emrin e Presidenti amerikan i cili bëri histori me vendimin e tij, dhe tani e tutje do të quhet Beitar Trump Jerusalem.”, shkruhet në deklaratë.

Please follow and like us: