Albspirit

Media/News/Publishing

Akuzat për vëllain e Xhafajt/ Ish-presidenti: E keqja ka depërtuar thellë…

Duke u përfshirë në debatin që ka pasur pas publikimit të sotëm të një përgjimi audio nga PD, ku pretendohet se vëllai i Fatmir Xhafajt i siguron një rrugë droge një personi të panjohur, ish-Presidenti Bujar Nishani deklaroi se skandali po pason skandalin.

Ish-kreu i shtetit akuzon edhe ‘mediat qeveritare’, të cilat u fokusuan në debatin se kush ka dhënë lejen për audio-përgjimin e Agron Xhafajt.

“E keqja ka depërtuar shumë thellë” – mbyll reagimin e tij Bujar Nishani.

REAGIMI I BUJAR NISHANIT: 
Skandali pason skandalin.
Mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti.
E keqja ka depërtuar shumë thellë.

Please follow and like us: