Vera Kurti: Njerëz…
Na ndodh të njihemi
me njerëz krejt të natyrshëm
njerëz
me shtat të bërë prej centimetrash
me gjymtyrë krejt si gjymtyrë njerëzish
me një palë këmbë e një palë duar të imta
me dy sy krejt të një mase me të tjerët
me kokë me madhësi e formë si e jona
njerëz të zakonshëm, si ju, si unë,
që jetojnë mes nesh, si ne,
si e gjithë bota…
….
E vepra e tyre të bën të pyesësh;
sa mendje dhe zemra ka brenda tyre?
Please follow and like us: