Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza e diplomatit britanik pozon me kostumin popullor shkodran

Shumë diplomatë të huaj janë dashuruar me kostumet popullore shqiptare. Në rrjetet sociale drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi ka ndarë këtë foto të rrallë. Vajza quhet Elena Bonatti dhe është vajza e zv/konsullit britanik në Shkodër, Spiridon Bonatti. Vajza ka dalë duke pozuar para piktorit dhe udhëtarit të famshëm britanik Edwart Lear.

Familja Bonatti kishte ardhur nga Korfuzi dhe ishte vendosur në Shkodër. Më parë i ati i Elenës, kish shërbyer në Prevezë si konsull britanik. Ai shërbeu për një kohë të gjatë në Shkodër si zv/konsull i Britanisë së Madhe. Vajza e tij e madhe Katerina u martua me Pashko Vasën dhe pati 4 fëmijë me të.

Please follow and like us: