Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha për Mustafa Nanon: Një ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugaçit ordiner

Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj analistit Mustafa Nano. Berisha ka përgënjeshtruar se ka vilë në Gjirin e Lalzit dhe e ka konsideruar Nanon si gënjeshtar. Sipas Berishës Nano gënjeu kur tha se ish kryeministri ka vilë në Gjirin e Lalzit. Berisha u shpreh se ato prona i përkasin kunatit dhe dhëndrit të tij.

Më poshtë reagimi i plotë i Berishës:

Duke ndjekur Opinion!

Pergenjeshtrim!

Miq, sonte, me gjuhen e nje banditi te peshtire, nje ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugacit ordiner, halabakut te rrugve ndaj zotit Gazment Bardhi sapo ai permendi apartamentin e tij ne Lalz me para te dyshimta. Nderkohe ky ish ishi ish i imi, qe i lejoi vetes gjuhen e horrrit trilloi dhe shpifi pafytyresisht per gjoja vile timen ne Lalz.

Lidhur me kete shpfje, qe skllavi i Xhafes dhe Balles perserit pafytyrsisht nje trillim te tyre, deklaroj me pergjegjesi absolute se une dhe bashkeshortja ime kemi nje apartament ne Tirane pre 128 m2 dhe asnje banese tjeter mbi toke! Vila ne Lalz eshte e dy familjeve te tjera, pra kunatit dhe dhendrit tim! Sb.l

Please follow and like us: