Blendi Fevziu: Ka një video-përgjim për një tjetër ministër të Ramës
Mesa duket materialet e publikuara deri tani nga Partia Demokratike, kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, nuk janë të vetmet. Kete e ka paralajmeruar edhe vete kreu i demokrateve, Lulzim Basha dhe zyrtare te tjere te PD kur kane thene se te tjera materiale do te provojne ne vijim lidhjet e qeverise me krimin e organizuar. Por gazetari Blendi Fevziu, i ftuar pasdite e sotme në studion e Abc News duke komentuar aktualitetin politik në vend, është shprehur se ka një video-përgjim edhe për një ministër tjetër të kabinetit ‘Rama 2’. Fevziu nuk dha më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por u shpreh se ka dijeni për një material të tillë.
Please follow and like us: