Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meco: Kryeministri i bishtnon gazetares së Fax News

Gazetarja Sonila Meço përmes një komenti në rrjetet sociale e ka cilësuar 18 majin si historik duke i referuar debatit të gazetares Ambrozia Meta me Kryeministrin Edi Rama.

Meço i është referuar debatit të gazetares Ambrozia Meta me Kryeministrin Edi Rama.

 

Postimi i Sonila Meços

“18 maji historik

Pasi çoi të fala për pronarë mediash me çdo gazetar e lajmës, pasi i çoi të fala çdo pronari për gazetarë e lajmës, pasi bëri vetë prokurorin e gjykatësin për të mbyllur një media, që t’i çonte të fala edhe pronarit e gazetarëve, pasi i përbuzi, i përdori, i pagëzoi, përkuli e shkundi mediat, duhej ta dinte se çdo ‘’varrmihës’’ i druhet fantazmës. Dhe kur i bëhet ves duhet t’i druhet edhe ringjalljes.

Sot një gazetare bëri punën e saj, pyeti drejt e me guxim dhe nuk toleroi mospërgjigje e dredhi. Do qe një ditë e zakonshme e një pyetjeje profesionale.

Kryeministri e beri heroinë gazetaren, të jashtëzakonshme ditën, historike pyetjen. Dhe e besoj shqetësimin që ka çdokush e sidomos disa deri në fobi, e ndonjë deri në torturë se për çfarë do mbahen mend…”

Please follow and like us: