Era Istrefi këndon në Kupën e Botës në Rusi
Këngëtarja Era Istrefi është përzgjedhur si zëri i Kampionatit botëror të futbollit që në qershor do të mbahet në Rusi. Ditën e sotme, Prive.al zbuloi ekskluzivisht suksesin e madh të Era Istrefit. Këngëtarja nga Prishtina do jetë imazhi i kampionatit botëror të futbollit ‘Rusi 2018’ duke realizuar këngën identifikuese të kësaj gare. Ka qenë nëna e këngëtares, zonja Suzana Istrefi ajo që në një intervistë për Klan Kosovën ka shpalosur detajet e këtij zhvillimi të jashtëzakonshëm.
Please follow and like us: