Trump, kritika të ashpra ndaj hetimit për Rusinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lëshoi një valë kritikash të dielën lidhur me hetimin mbi lidhjet e mundshme të zyrtarëve të fushatës së tij në 2016 me Rusinë dhe mbi pengimin e mundshëm të drejtësisë nga ana e tij.
“Situata po bëhet vërtet qesharake”, shkruante ai në një nga gjashtë postimet mbi këtë temë në Twitter, duke shtruar pyetjen se kur do të mbyllet hetimi, duke e quajtur atë “një gjueti shtrigash 20 milionë dollarësh”.
Ai shprehu pretendimin se hetuesit nuk “kanë gjetur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë. Asnjë pengim, por ata nuk po hetojnë korrupsionin” në fushatën e ish- rivales së tij demokrate Hillary Clinton. Udhëheqësi amerikan tha se hetimi i prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller “ka hequr dorë nga Rusia dhe po merret tani me pjesën tjetër të botës” dhe lidhjeve të saj me fushatën e zotit Trump.