Albspirit

Media/News/Publishing

Mike Pompeo: Pas marrëveshjes, një strategji e re për Iranin

Dy javë më parë, Presidenti Trump i dha fund pjesëmarrjes së Shteteve të Bashkuara në Planin e Përbashkët të Veprimit, njohur në përgjithësi si marrëveshja bërthamore e Iranit.

Presidenti Trump u tërhoq nga marrëveshja për një arsye të thjeshtë: ajo nuk garantonte sigurinë e popullit amerikan nga rreziku i krijuar prej liderëve të Republikës Islamike të Iranit.

S’ka më. S’ka më krijim pasurie për kleptokratët Iranianë. S’ka më pranim të raketave që lëshohen në Riyadh dhe në Lartësitë Golan. S’ka më zgjerim pa kosto të pushtetit iranian. S’ka më.

The JCPOA e vuri botën në rrezik për shkak të të metave të saj fatale….

Atëherë si do t’ia bëjmë? Duhet të fillojmë të përcaktojmë se çfarë kërkesash kemi nga Irani.

Së pari, Irani duhet t’i deklarojë IAEA një përshkrim të plotë të dimensioneve të mëparshme ushtarake të programit të tij bërthamor, dhe ta braktisë përgjithmonë një punë të tillë në mënyrë permanente dhe të verifikueshme.

Së dyti, Irani duhet ta ndalojë pasurimin dhe mos të merret kurrë me riprocesim të plutoniumit. Kjo përfshin mbylljen e reaktorit të rëndë të ujit.

Së treti, Irani duhet t’i japë IAEA akses të pakualifikuar në të gjitha vendndodhjet në të gjithë vendin.

Irani duhet t’i japë fund proliferimit të rraketave balistike dhe të ndalojë lëshimin apo zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të raketave me fuqi bërthamore.

Irani duhet të lirojë të gjithë qytetarët e SHBA, si dhe qytetarët e partnerëve dhe aleatëve tanë, të gjithë të ndaluar nën akuza të rreme.

Irani duhet t’i japë fund mbështetjes së grupeve terroriste të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Hizballah, Hamas, Xhihadin Islamik Palestinez.

Irani duhet të respektojë sovranitetin e Qeverisë Irakene dhe të japë leje për çarmatosjen, çmobilizimin, dhe ri-integrimin e militantëve Shia.

Irani duhet gjithashtu t’i japë fund mbështetjes ushtarake për militantët Houthi dhe të punojë për një marrëveshje politike paqësore në Jemen.

Irani duhet të tërheqë të gjitha forcat nën komandën iraniane në të gjithë Sirinë.

Irani, gjithashtu, duhet t’i japë fund mbështetjes për Talebanët dhe terroristët e tjerë në Afganistan dhe në rajon, dhe të mos strehojë më liderë të lartë të al-Qaida.

Irani, gjithashtu, duhet t’i japë fund mbështetjes nga IRG Qods Force terroristët dhe partnerët militantë kudo në botë.

Dhe gjithashtu, Irani duhet t’i japë fund sjelljes kërcënuese kundër fqinjëve të tij – shumë prej të cilëve janë aleatë të SHBA. Kjo përfshin sigurisht kërcënimet e tij për të shkatërruar Izraelin, dhe lëshimin e raketave në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Përfshin gjithashtu kërcënimet ndaj transportit ndërkombëtar dhe cyber-sulmet shkatërruese.

Kjo listë është shumë e gjatë, por nëse e shikon me vëmendje, këto janë 12 kërkesa krejt themelore. Gjatësia e listës është thjesht një shtrirje e sjelljes së ligë të Iranit. Këtë listë nuk e kemi krijuar ne, por ata.

Nga bisedimet e mia me miq europianë, e di se edhe ata ndajnë të njëjtat pikëpamje në lidhje me atë çfarë duhet të bëjë regjimi iranian për t’u pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. Kërkoj që aleatët e Amerikës të na bashkohen në thirrjen që Qeveria Iraniane të veprojë më me përgjegjësi…

Mesazhi im i fundit sot i drejtohet, në fakt, popullit iranian. Dua të përsëris fjalët e Presidentit Trump nga tetori. Presidenti Trump ka thënë që, “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me viktimat e vuajtura të regjimit iranian: vetë populli i tij. Qytetarët e Iranit kanë paguar një çmim të rëndë për dhunën dhe ekstremizmin e liderëve të tyre. Populli iranian dëshiron të restaurojë historinë krenare të vendit të tij, kulturën, qytetërimin, dhe bashkëpunimin me fqinjët e tij.”

Amerika ka shpresë se punimet tona për paqe dhe siguri do të japin fryte për popullin e vuajtur të Iranit. Ne dëshirojmë t’i shohim tek përparojnë dhe lulëzojnë si në dekadat e mëparshme dhe, vërtet, si kurrë më parë.

Burimi: https://www.state.gov/secretary/remarks/2018/05/282301.htm

Please follow and like us: