Bylykbashi jep mesazhin e një proteste paqësore
Deputeti Oerd Bylykbashi vuri në dukje gjatë një interviste në News 24, se protesta e së shtunës ka një frymë të jashtëzakonshme qytetare. “Protesta do të jetë e qetë dhe civile. Unë do të jem me familjen time”, tha ai.
Z. Bylykbashi theksoi se nëse Fatmir Xhafaj qëndron ende në detyrë, do të jetë një turp për Edi Ramën. Ai theksoi se shqiptarët sot drejtohen nga një qeveri mafioze të lidhur me trafikun e drogës dhe botën e krimit.
“Agron Xhafaj ka qenë kreu i një grupi trafikimi droge, i dënuar nga tre shkallë gjykimi. Vëllai i tij Ministër i Brendshëm dhe ish-kryetar Komisioni ka ndryshuar Ligjin për të mbrojtur të vëllanë trafikant”, tha Bylykbashi. Qytetarët e kanë mëse të qartë situatën dhe do të na bashkohen më datë 26 maj në orën 11.00, tha Bylykbashi.