Albspirit

Media/News/Publishing

Grabitja në Prokurorinë e Durrësit, dalin autorët e vjedhjes

Pas vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin bregdetar. Një ditë më parë u konstatua vjedhje në institucionin e akuzës ku ishin marrë dosje dhe kompjuteri i një prokurori si dhe ishte ndërhyrë në serverat për të zhdukur pamjet filmike. Të ndaluarit janë Artur Isa dhe Besnik Bushi të cilet janë të dyshuar për grabitjen në Prokurinë e Durrësit.

Ngjarja 

Prokuroria e Durrësit, për herë të dytë brenda muajit, është bërë objekt grabitjeje nga persona ende të paidentifikuar. Vjedhja e paprecedentë, e mirëorganizuar dhe e dyshuar si e kryer nga një grup i strukturuar kriminal, ka ndodhur gjatë natës së të mërkurës, duke gdhirë dita e djeshme. Ndërsa është konstatuar nga pastruesja e Prokurorisë, rreth orës 06:30 të mëngjesit të djeshëm, kohë kur edhe është njoftuar Policia për ngjarjen. Burime zyrtare të Prokurorisë dhe Policisë, thanë se janë vjedhur me thyerje, zyra e një prokurori, konkretisht, prokurorit Afrim Shehu, në katin e katërt të godinës, si dhe zyra e dy oficerëve të Policisë Gjyqësore, ngjitur me të. Në largim, autorët janë ngjitur edhe në katin e pestë, ku kanë dëmtuar serverin e kamerave të sigurisë, duke marrë edhe disa pajisje CD ku janë regjistruar pamjet. Burimet thanë se për të depërtuar në ambientet e brendshme të Prokurorisë, grabitësit kanë përdorur një kabinë elektrike në pjesën e pasme të godinës. Kanë hipur në tarracën e saj dhe nga aty janë futur brenda përmes dritareve të tualetit, në katin e dytë, që ishin të hapura. Ndërsa më pas, duke përdorur sende të forta, dyshohet leva, kanë hapur me forcë dy zyrat ku kanë vjedhur materiale të dosjeve hetimore. Burimet thanë se përveç dy zyrave dhe dhomës së serverit, nuk është dëmtuar asnjë zyrë tjetër. Kjo tregon se grabitësit e kanë pasur të qartë objektivin e tyre dhe kanë qenë të informuar, edhe për katin ku ndodheshin zyrat që do të vidhnin. Për këtë arsye, po hetohet edhe për ndonjë mundësi bashkëpunimi, pasi mund të ketë pasur informacion të brendshëm.

Please follow and like us: