Albspirit

Media/News/Publishing

Kujt i duhet televizioni ‘UTV News’ me shkulje dhe vënie dhëmbësh dhe dhëmballësh?

 

 

Në larminë e televizioneve shqiptare është edhe ai i quajtur “UTV News”, që zakonisht dhe përditshmërisht e mbush me emisione heqje dhe vënie dhëmbësh e dhëmballësh, me seanca leksionesh brenda institucionit dhe për këtë fakt nuk proteston as Partia Demokratike që e ka bërë deputet duke larguar dy-tre femra beratase, por as edhe maxhoranca, pra Partia Socialiste apo ajo që e sundon këtë forcë politike “Rilindja”, që ka edhe një institucion të posacëm për mediat vizive.

Kuptohet fare lehtë se ky kanal televiziv është jashtë të gjithë parametrave dhe që nuk respekton disa linja bazë të një mediumi televiziv, megjithatë nuk e mbyll askush, askush nuk e paralajmëron apo i vë ndonjë gjobë.

Një televizion, qoftë afër PD apo PS, duhet së paku, të ketë edicione të rregullta lajmesh benda ditës, disa programe të tjera, që më shumë se sa i shërbejnë pronarit, kanë misionin publik të informojnë për çka ndodh brenda dhe jashtë vendit, gjë që nuk ndodh në këtë kanal televiziv.

Pronarit të kësaj medie duhet me i thënë se televizioni nuk mbahet thjesht dhe vetëm për shkulje dhë vënie dhëmbësh e dhëmballësh, por për misionin që kanë gjithë televizionet në botën tonë moderne.

Por, përkundër çka thamë më lart, duket pa asnjë funksion institucioni që merret me mediat televizive (bordi është ndarë paqësisht midis PS, PD dhe LSI) dhe gjithashtu monitoruesit ndërkombëtarë që merren me lirinë e medias.

 

Please follow and like us: