Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenden gjurmë në zyrën e vjedhur të Prokurorisë në Durrës

Të dy persona të arrestuar se grabitës së prokurorisë së Durrësit dhe roja objektit u lanë në burg nga gjykata e Durrësit. Të akuzuarit janë Artur Isa, 49 vjeç dhe Besnik Bushi, 54 vjeç. Prokurori, tha se janë gjetur 13 gjurmë të vlefshme për identifikimin e autorëve.

Gjurmët e gjetura poshtë tavolinës së prokurorit Afrim Shehut, i përket Artur Isës, ndërsa një tjetër gjurmë i përket Besnik Bushit. Prokuroria kërkoi për dy autorët e dyshuar masën e sigurimit “Arrest me burg” pasi rrezikshmëria e personave është e lartë. Arrest me burg kërkoi edhe për Nias Lenen roje e sigurisë private.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe pse avokatët paraqiten disa prova për lehtësimin e klientëve të tyre. Sipas Prokurorisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorët e vjedhjes së zyrave të Prokurorisë.

Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”. Ata kanë përdorur çelës për të hapur derën kryesore dhe objektivi ka qenë grabitja fashikullit, e zyrës së prokurorit të antikrimit ekonomik Afrim Shehu si dhe një oficeri tjetër gjyqësor, zyrat e të cilëve ndodhen në katin e 4-ërt të godinës./abcnews

Please follow and like us: