Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Turp! Media e huaj raporton qartë kurse media jonë kërkon pak qull nga Tepsia

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj raportimit të mediave vendase lidhur me protestën e opozitën që u zhvillua dje. Sipas Manjanit mediat e huaja raportuan qartë dhe saktë protestën e opozitës, duke theksuar se kjo e fundit kërkon largimin e qeverisë, ndërsa media shqiptare, jo. “Nuk e bëjnë për mazokizëm jo! E bëjnë për pak qull nga Tepsia e Pashait!”, shprehet Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit

Media e huaj raporton qartë dhe saktë protestën e djeshme: opozita proteston dhe kërkon largimin e qeverisë. Media jonë (shumica) raporton çdo gjë, por vetëm që dje opozita protestoi për të larguar qeverinë, jo!!! Sa më shumë i shan Ai, aq më shumë i shërbejnë! Nuk e bëjnë për mazokizëm jo! E bëjnë për pak qull nga Tepsia e Pashait! Turp!

Please follow and like us: