‘Salvini ka lidhje me Putin’, Soros sulmon qeverinë e re italiane dhe ministrin e Brendshëm
Qeveria e re italiane është shumë pranë Rusisë dhe italianët kanë “të drejtë të mësojnë nëse Salvini paguhet nga presidenti Putin”.
Kështu është shprehur miliarderi dhe filantropit me origjinë hungareze George Soros në Festivalin e Ekonomisë në Trento.
Por nuk ka munguar përgjigja e menjëhershme e ministrit të ri të Brendshëm dhe liderit të Lega-s. “Nuk kam marrë asnjëherë një liretë, një euro apo një rublë nga Rusia. Por më vjen turp që në Itali ftohet të flasë një spekulues pa skrupuj si Soros”.
Soros, miliarder me origjinë hungareze, i cili kontribuoi në zhvlerësimin e lirës dhe daljen e saj nga EMS-ja në vitin 1992 me manovra spekulative, tha se ishte “shumë i shqetësuar” nga afërsia e qeverisë së re italiane me Rusinë. “Kjo është diçka që pajtohet me qeverinë e re, ata thanë se janë në favor të anulimit të sanksioneve kundër Rusisë,” tha ai, duke theksuar se Putin kërkon të dominojë Europën, nuk dëshiron ta shkatërrojë, por ta shfrytëzojë atë, sepse ka kapacitete prodhues, ndërsa ekonomia ruse nën drejtimin e Putinit, mund të shfrytëzojë vetëm lëndët e para dhe njerëzit”.
Sipas Sorosit, “ekziston një lidhje e ngushtë mes Matteo Salvinit dhe Putinit. Nuk e di në të vërtetë nëse Putin financon partinë e tij (Lega-n),kjo është një çështje që opinioni publik italian ka të drejtë ta mësojë në të ardhmen”.
Megjithatë, replika e liderit të Lega-s, ka qenë “e pamëshirshme”. “Nuk kam marrë asnjë liretë, një euro, apo një rublë nga Rusia, e cilësoj Putinin si një nga udhëheqësit më të mirë dhe më vjen turp për faktin që në Itali thirret të flasë një spekulator pa skrupuj si Sorosi”.