Mentor Kikia: Refugjatët në prag, të mos themi më “nuk di gjë”
Mesaduket, së shpejti, ne do të përballemi me problemin nëse duhet ti pranojmë kampet e refugjatëve të instalohen në Shqipëri apo jo.
Këtu nuk bëhet fjalë për çështje politike, të tipit:
“Të pranojmë refugjatët, që të na hapen negociatat”, pasi nuk bëhet pazar me të tilla vendime. E di që do të shpërthejnë qëndrime të ndryshme, kundër këtij vendimi, apo pro, duke arsyetuar se ne jemi një popull që kemi gjysmën e njerëzve jashtë vendit tonë.
I vetmi argument që mund të na joshë drejt pranimit të refugjatëve, është shuma e madhe që BE do të akordojë për menaxhimin e tyre.
Por qeveria nuk duhet të niset thjeshtë duke menduar se do të vjedhë gjysmat e parave të refugjatëve dhe do të bëjë prokopi.
Ajo që duhet bërë është pikërisht një diskutim i gjërë dhe transparencë e plotë.
Pasi ndryshe do të përballemi me një situatë të njëjtë si në rastin e armëve kimike.
Qeveria nuk duhet të zgjedhe të thotë vetëm “nuk di gjë”, sikundër ka bërë deri tani, kur e tërë Europa zjen duke përmendur emrin e Shqipërisë.