Albspirit

Media/News/Publishing

Arta Marku kalon në sitën e vetingut

Kryeprokurorja e Përkohshmë, Arta Marku pritet të kalojë në sitën e vetingut. Seanca kur do të paraqitet përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të zhvillohet në datën 3 korrik. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë të ditur sot në faqen zyrtare në internet, se të martën e ardhshme, Marku do të jetë përballë trupës së përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Arta Marku mban detyrën e Prokurores së Përgjithshme prej disa muajsh, e votuar vetëm nga mazhoranca në Parlament. Një ndër kontestimet më të forta të opozitës në atë kohë ishte fakti që znj. Marku nuk kishte kaluar vetingun. Ende vijojn të jetë e anatemuar në krye të organit të akuzës, dhe në jo pak raste opozita e akuzuar se ka mbajtur qëndrime të ndikuara politikisht nga Edi Rama.

Please follow and like us: