Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Rama e Thaçi, vegla të sulltanit të ri të Turqisë

Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë dy liderë që flasin pareshtur për nevojën e integrimit të Ballkanit në familjen europiane.

Me diskursin e tyre patetik, ata ia kalojnë çdo lideri në Europë. Fjalimet e tyre janë plot parulla europiane dhe diskursi i tyre nganjëherë shkon deri në kufij të adhurimit dhe dashurisë për kontinentin e kulturës, artit, ekonomisë dhe lirisë. Por, dytë shquhen për veprime joeurpiane.

Dytë “dashurinë” e tyre për këtë organizate politike që, thënë të vërtetën, po kalon nëpër sfida serioze, e shprehin me fjalët më të zgjedhura, por dytë, qe një kohë, janë vegla në duar të regjimit të Erdoganit dhe të zgjatimit të hegjemonisë së tij në Ballkan.

Dytë janë vegla të sulltanit të ri të Turqisë që tanimë është bërë njëri nga armiqtë kryesorë të vlerave perëndimore, të demokracisë dhe solidaritetit europian, prej të cilit shqiptarët kanë përfituar shumë –  Lirinë dhe gjithçka tjetër.

Dhe dytë, sa herë u duhet, për interesa të brendshme, e sulmojnë ashpër Bashkimin Europian dhe prej tij kërkojnë fleksibilitet, tolerancë, mirëkuptim…

Krejt kjo justifikohet, sepse dytë kanë nevojë për armiq të vazhdueshëm për të legjitimuar fuqinë e tyre.

Tash, neve jemi bërë popull që kur na thonë: “fluturon gomari”, si në kor bërtasim: “fluturon”.

Por, klithmat dhe gjëmat tona nuk do të ndalen derisa nuk do të ndalemi dhe të themi me zë të lartë: “jo, gomari nuk fluturon”.

Mjaft më me mashtrime!

Please follow and like us: