Erdogan prezanton kabinetin e ri, pjesë e tij dhe dhëndri me emër shqiptar, Berat Albayrak
Kabineti i ri i Erdogan është vendosur. Nuk ka munguar as fakti se pjesë e kabinetit janë dhe emrat shqiptarë. Bëhet fjalë për ministrin e Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, i cili është dhëndri i Presidentit Erdogan. Ky vendim është interpretuar nga kritikët, si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka prezantuar dje kabinetin e ri qeveritar. Në një ceremoni madhështore, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri shqiptar, Erdogan prezantoi emrat e rinj me të cilët do të drejtojë vendin gjatë këtij mandati. Berat Albayrak është 40 vjeç dhe prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më herët ai ka qenë edhe CEO i Çalık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore.
Emrat e kabinetit të ri të Erdogan:
- Zëvendëspresident: Fuat Oktay
- Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül
- Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk
- Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum
- Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu
- Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez
- Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu
- Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak
- Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu
- Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy
- Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk
- Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar
- Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca
- Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank
- Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli
- Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan
- Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan.