Rama dhe Erdogan shikojnë në celularin e Merkel jo për Gylenistë
Kryeministrat dhe Presidentët e vendeve të NATO-s i kanë parë minutat e fundit të ndeshjes Kroaci-Angli në hollin e selisë së NATO-s nga celulari i Merkel. Në një video të shpërndarë nga Kryeministri Edi Rama shihen zyratrët më të lartë të Evropës tek ndjekin ndeshjne Kroaci -Angli në minutat e shtesës në celularin e kancelares Angela Merkel. Kjo e fundit duket se ka qënë shumë e interesuar për rezultatin dhe me siguri edhe tifoze me Kroacinë në mungesë të skuadrës së saj. Ngjitur me të është Tereza May, kryeministre e Anglisë ndërsa pak më në periferi Presidenti i sapozgjedhur i Turqisë Erdogan. Rama duke përfituar nga gjatësia arrin ta ndjekë celularin e Merkel.
Please follow and like us: