Albspirit

Media/News/Publishing

Dëmtohet kauza e madhe, çifti homoseksual kapet në flagrancë ‘me vegla jashtë’

Një cift homoseksual në Indonezi është rrahur në publik me kamxhik, pasi gjykata islamike i dënoi pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale.

 

Të dy meshkujt janë goditur mbi 80 herë para turmës me 1 mijë persona. Ata ishin pjesë e 15 personave që u fshikulluan jashtë një xhamie në provincën muslimane, Banda Aceh. Ndër ta ishte dhe një grua e re që dënohej për shitje alkooli.

Burrat e paidentifikuar ishin çifti i dytë i homoseksualëve që u shfaqën në publik këtë vit në Aceh, duke treguar diskriminimin me të cilin përballet komuniteti LGBT i Indonezisë. “Ata u kapën nga një turmë në një sallon bukurie të Banda Aceh në fillim të këtij viti dhe u dorëzuan në polici”, thanë autoritetet. Në gjykatë u konstatua se kishin kryer marrëdhënie seksuale, prandaj morën dënim aq të rëndë.

Please follow and like us: