Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtari Artan Zeneli në Veting, nuk deklaroi heqjen e vizës amerikane

Artan Zeneli është anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut, pas Edmond Islamajt dhe Tom Ndrecës. Ai është gjithashtu pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Seanca dëgjimore me gjyqtarin Zeneli ka nisur ne mesdite në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues drejtohet nga Etleda Çiftja dhe ka si anëtare Xhensila Pinen dhe Valbona Sanxhaktarin. Zeneli është i pranishëm në seancë, pa avokat.

Relatorja Xensila Pine thotë se Artan Zenelit i është revokuar viza amerikane, në vitin 2017 dhe nuk e ka deklaruar këte në formularin e DSIK-së.

Sipas KPK ai është i papërshtashëm për të vazhduar detyrën. Sa i perket pasurisë, KPK ka kryer hetimin e saj administrativ. Ai ka një vile në Kodrën e Diellit dhe ka mosperputhje mes vlerës se deklaruar në formular dhe kontratës së shitjës 197 mijë euro.

Pagesa për vilën është berë nepërmjet bankës, por jo të shoqëria e ndërtimit, por te njëri prej ortakëve. Ka mospërputhje në lidhje me periudhën e blerjes dhe vlerën e një apartamenti tjetër në Tiranë, që një herë thotë që e ka blerë në 1999 një here në 2000.

Ai ka edhe nje apartament tjeter 100 mije dollare ne Tirane pee te cilin ka gjithashtu mosperputhje per vleren dhe siperfaqjen. Per apartamentin 74 metra katrore ne Kavaje, rezultojne mosperputhje per siperfaqen.

Artan Zeneli e ka filluar karrierën në vitin 1991 si gjyqtar, është shkëputur për një dekadë për të ushtruar profesionin e avokatit dhe është rikthyer sërish në sistem në vitin 2009. Në vitet 1991-1999 ai ka punuar si gjyqtar në Krujë dhe në Tiranë. Në vitin 1999, Zeneli është larguar me dëshirën e tij për t’u bërë avokat, profesion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2009, duke qenë njëkohësisht edhe këshilltar ligjor për kompanitë AMC, Top Channel apo INSIG.

Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e gjyqtarit dhe kryetarit të Gjykatës së Tiranës-zgjedhje e cila u kontestua asokohe nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Artan Zeneli u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik 2012 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Zeneli nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017.

Please follow and like us: