Albspirit

Media/News/Publishing

Falsifikim dokumentash në Vetting?Prokurori i konfirmuar në detyrë, vihet nën hetim

Vatë Staka mori rikonfirmimin në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit. Prokurori i Shkodrës, kaloi në datën 3 Korrik procesin e Vettingut.

Por,  Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur sërish verifikimin për prokurorin Vate Staka.

Shkak janë bërë dyshimet se ai ka falsifikuar disa dokumente dhe i ka paraqitur në KPK. Verifikimi po kryhet nga Sektori i Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokuria e Përgjithshme shprehet për rastin se ka marrë disa të dhëna  për rastin e prokurorit dhe po kryen verfikime.

Sipas hetimit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Staka rezultonte i pastër në tre kriteret pasuria, pastërtia dhe aftësia profesionale. Staka ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Shkodrës.

Please follow and like us: