Të rejat e Horoskopit, 24 korrik 2018
Dashi
Disa situata kërkojnë që të jeni të ftohtë dhe të vendosur, sidomos në raport me ata persona që nuk kanë arritur që të kënaqin pritshmëritë tuaja. Këshillohet që në familje të tregoni shumë kujdes, për shkak të keqkuptimeve të vogla që mund t’iu nervozojnë.
Demi
Dashuria po kalon një fazë rikuperimi në raport me muajt e mëparshëm, por kjo gjë nuk duhet t’iu dembelosë. Përkundrazi, tregohuni më të gatshëm për të bërë plane më aktive. Në vendin e punës do të jeni më të qetë dhe të përqendruar.
Binjakët
Ky është një moment shumë i mirë për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet tuaja menaxheriale dhe për të marrë një rol me më shumë përgjegjësi. Në mbrëmje parashikohen emocione të forta.
Gaforrja
Për të kaluar këtë fazë jo shumë të mirë emocionale dhe që ju bën mjaft nervoz, strategjia më e mirë është që të largoni mendimet negative dhe të nisni aktivitete të reja për të ardhmen tuaj në çift. Rindezja e pasionit do të jetë shumë e mundur.
Luani
Është shumë e rëndësishme që në vendin e punës, të dini të zgjidhni bashkëpunëtorët tuaj. Shmangni hyrjen në konflikt me persona egoistë dhe shumë kokëfortë, pasi mund t’iu pengojnë. Në dashuri, këshillohet që të jeni më romantikë.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë mjaft e qetë dhe relaksuese, e cila do ju lejojë që të mendoni pak më shumë për veten tuaj dhe mirëqenien në çift dhe në familje. Parashikohet një ditë mjaft produktive nga pikëpamja profesionale.
Peshorja
Duhet të sforcoheni që të jeni më të komunikueshëm me bashkëpunëtorët tuaj, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet dhe kthimin mbas. Në dashuri do të keni mundësi të mira për t’u treguar më spontan dhe të vendosur.
Akrepi
Të rejat e fundit parashikojnë një ditë e cila ju fton të mos dekurajoheni, përpara atyre që do ju dalin kundër. Suksesi është fare pranë, ndaj bëni durim. Në dashuri parashikohen zgjidhje të mira, por duhet të jeni të gatshëm që të dëgjoni më shumë parnterin/en.
Shigjetari
Kjo e martë ju sugjeron që të jeni shumë të kujdesshëm me shpenzimet, sidomos nëse po planifikoni prej kohësh investime të rëndësishme. Në dashuri do të jeni të mbushur me dyshime, por duhet të shmangni përfshirjen nga ankthi dhe marrjen e vendimeve impulsive.
Bricjapi
Energjia dhe dëshira për tu rikthyer në lojë, do ju lejojnë që të merrni rezultate të mëdha, sidomos në vendin e punës. Shmangni debatet, të cilat mund të cenojnë autoritetin tuaj.
Ujori
Në këtë moment është e rëndësishme që të tregoni kujdes për shëndetin tuaj, sidomos nëse nuk arrini të flini siç doni. Ka disa mendime që ju tensionojnë, ndaj mos kini frikë që të flisni hapur me familjen apo partnerin/en. Në punë do të keni mundësi shumë të mira.
Peshqit
Kjo ditë ju fton të jeni më të vendosur dhe të pavarur në vendin e punës, pasi vetëm kështu do arrini që të fitoni disa sfida të rëndësishme për karrierën tuaj. Në dashuri, mos u tregoni grindavec, pasi do i tensiononi kot gjërat.