Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada amerikane: Si të pajiseni me vizë dhe kriteret për bashkim familjar

Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të bëjnë kujdes që të hyjnë në tokën e premtuar para datës së fillimit që tregohet në fomularin I-20.

Ditën e djeshme, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare i ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që t’i tregojnë autoriteteve këtë formular në momentin që do të hyjnë në SHBA. “Sigurohuni që të hyni në SHBA përpara datës së fillimit që tregohet në formularin tuaj I-20 dhe mbajeni formularin I-20 në bagazhin e dorës kur udhëtoni. Autoritetet duhet ta shohin I-20-ën në pikën e hyrjes në SHBA. Nëse keni një vizë studentore, Kenny duam të dëgjojmë gjithçka rreth shkollës që do të ndiqni dhe pse e zgjodhët atë shkollë!”,-theksojnë ekspertët e ambasadës.

Kushtet
Çdo vit një numër i konsiderueshëm maturantësh dhe studentësh nga Shqipëria kërkojnë të ndjekin studimet Bachelor dhe Master në USA. Në këto universitete mund të aplikojë çdo i interesuar që përmbush kriteret e pranimit të vendosura nga vetë institucioni i arsimit të lartë ku do të vazhdojë studimet. Secili universitet apo kolegj i vendos vetë kriteret e pranimit dhe afatet e aplikimit. Prandaj hapi i parë është përzgjedhja e universitetit për të ditur çdo informacion në lidhje me këtë të fundit. Aplikantët duhet të njohin paraprakisht kriteret e pranimit për fusha të ndryshme studimi. Së pari, të interesuarit duhet të shqyrtojnë alternativën më të mirë për arsimim e më tej të përfundojnë dokumentacionin për aplikim. Pas kësaj aplikantët duhet të financojnë studimet duke aplikuar për bursë e më tej duke aplikuar për vizë studenti. Pas plotësimit të hapave të pikave të mësipërme studentët duhet të përgatisin udhëtimin për në USA. Instruktorët pranë Qendrës Informative të Arsimit Amerikan i ndihmojnë të interesuarit edhe në formulimin dhe hartimin e Curriculum Vitae, letrës së motivimit, letrave të rekomandimit, eseve.

Bashkimi familjar
Dy kategoritë e grupeve të Vizave që përfitohen nga Familja, të afërmit e menjëhershëm dhe preferencat familjare, janë dhënë sipas dispozitave të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara. Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhershëm ose preference familjare, kandidatët duhet të ndjekin hapat në faqen në usvisas.state.gov. “Pasi të keni përfunduar këto hapa, shqyrtoni udhëzimet e dhëna nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), së bashku me informacionin e paraqitur në këtë faqe, për udhëzime të mëtejshme”,-theksojnë ekspertët e ambasadës. Vizat Imigruese bazuar në familjarë të drejtpërdrejtë bazohen në një lidhje të ngushtë familjare me një qytetar amerikan, që përcaktohen si i afërm i drejtpërdrejtë (Immediate Relative – IR). Numri i imigrantëve në këto kategori nuk kufizohet për secilin vit fiskal. Llojet e vizave bazuar në të afërm të menjëhershëm përfshijnë: IR-1: Bashkëshort/e e qytetarit amerikan;

IR-2: Fëmijë nën moshën 21 vjeç i qytetarit amerikan; IR-3: jetim i birësuar jashtë SHBA nga një qytetar amerikan; IR-4: Jetim që do të birësohet në SHBA nga një qytetar amerikan; IR-5: Prind i një qytetari amerikan, i cili është të paktën 21 vjeç. Ndërkohë vizat imigruese bazuar në preferencën familjare (të Limituarit) janë për lidhjet familjare më specifike, më të largëta, me një qytetar amerikan dhe disa lidhje të përcaktuara me banorin e përhershëm të ligjshëm (LPR). Për imigrantët me preferencë familjare ekzistojnë kufizime numerike për çdo vit fiskal, të cilët tregohen në fund të çdo kategorie. Ndërkohë kategoritë e vizave imigruese bazuar në preferencën familjare janë: Preferenca e parë familjare (F1): djemtë dhe vajzat e pamartuar të qytetarëve amerikanë dhe fëmijët e tyre, në qoftë se kanë; Preferenca e dytë familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenë, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) të banorëve të përhershëm të ligjshëm. Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar. Preferenca e tretë familjare (F3)përfshin djemtë dhe vajzat e martuar të qytetarëve amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre. Sakaq, preferenca e katërt familjare (F4) përfshin vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët amerikanë janë të paktën 21 vjeç. Ekspertët e ambasadës theksojnë se gjyshërit, tezet dhe hallat, dajat dhe xhaxhallarët, vjehrri dhe vjehrra, dhe kushërinjtë nuk mund të bëjnë bashkim familjar.

Kategoritë e vizave imigruese

Vizat imigruese bazuar në familjarë të drejtpërdrejtë:
IR-1: Bashkëshort/e e qytetarit amerikan;
IR-2: Fëmijënën moshën 21 vjeç i qytetarit amerikan;
IR-3: Jetim i birësuar jashtëSHBA nga një qytetar amerikan;
IR-4: Jetim qëdo të birësohet nëSHBA nga një qytetar amerikan;
IR-5: Prind i njëqytetari amerikan, i cili ështëtëpaktën 21 vjeç.
Vizat imigruese bazuar nëpreferencën familjare (Të Limituarit):
-Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe vajzat e pamartuar të qytetarëve amerikanë dhe fëmijët e tyre, nëqoftëse kanë;
-Preferenca e dytë familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenë, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) tëbanorëve të përhershëm tëligjshëm.
-Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar;
-Preferenca e tretë familjare (F3): Djemtë dhe vajzat e martuar të qytetarëve amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre;
-Preferenca e katërt familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët amerikanëjanë të paktën 21 vjeç. /GSh/

Please follow and like us: