Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Bandat djegin makinën e dhëndrit të Qazim Sejdinit, policia fshehu ngjarjen

Nga Elbasani, deputeti i PD-së Ervin Salianji denoncoi bandat që sundojnë në këtë qytet dhe qe kanë djegur makinën e dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini. Sipas Salianjit Policia e Shtetit fshehu ngjarjen, e cila thuhet se ka ndodhur javë më parë. Po ashtu ai deklaroi se mbrëmjen e djeshme ka pasur një përplasje me armë në Elbasan, ngjarjes që sipas tij është fshehur sërish nga policia.

DEKLARATA E SALIANJIT:

“Policia shërben edhe për të fshehur provat e krimit. Javë më parë kur bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë Sejdini, Policia e Shtetit nuk bën lajmërim dhe fsheh ngjarjen. Situata në Elbasan, që është i zbatuar nga krimi dhe banditët nuk mund të vazhdojnë në këtë mënyrë. PD dhe qytetarët do ta çlirojnë qytetin nga bandat me pushtet politik dhe kriminal. Ata s’do t’i shpëtojnë ndëshkimit. Dje qytetarët lajmëruan në PD si institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Kanë sjellë informacione, dhe audio se si dëgjohen të shtënat nga makina në makinë, me armë të tipit të rëndë, automatik apo kallashnikov. Dhe policia po e fsheh ngjarjen në mënyrë të turpshme, duke u bërë pjesës e njërës prej bandave, që është banda e pushtetit, e Edi Ramës, e Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit”.

Please follow and like us: