Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Kadare: Java e fundit në Moskë

Javët rrihnin ditët me ushtë,
Nën një qiell kontinenti të murrët
Ulërinin të martat si bushtrat, 
Avion kishte vetëm të mërkurave.

Ditët ishin të ftohta, pa diell,
Me një erë stepe në skajet
Ne të mbetur në funde të dielash
Si në funde akullnajash.

Në Moskë kishte rënë li e zezë.
Qenë mbyllur kinematë dhe sportet,
Koncertet, kafetë studenteske,
Pa u mbyllën pastaj aeroportet.

Mbi pistat erë e stepës vërshëllente
Avionët po lageshin në shi
Aherë ne po e ndjemë edhe një herë
Pse vendi ynë quhej Shqipëri.

Diçka ne po ndjenim prej shqipeje,
Tek supet ish një dhembje e kaltër.
Dhe sikur karantina të vazhdonte
Do të na dilnin, me siguri, flatrat.

 

Please follow and like us: