Albspirit

Media/News/Publishing

Pas sulmit me armë, bashkëshorti i Klodiana Lalës tregon se nuk do largohet nga Shqipëria

Ditën e sotme gazetarja Klodiana Lala është paraqitur në Prokurori për të dhënë dëshminë e saj ndaj grupit hetimor që po heton ngjarjen e rëndë.

Jashtë ambienteve të prokurorisë së Tiranë,bashkëshorti i gazetares Ylber Lleshi, që jeton në Britaninë e Madhe shprehet se nuk ka ndërmend që të largohen jashtë vendit pas ngjarjes.

Sipas Report Tv, Lleshi jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe, ndërsa bashkëshortja, gazetarja Lala së bashku me dy vajzat jetojnë në Tiranë.

Kujtojmë se ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku disa persona qëlluan me breshëri drejt banesës së prindërve të saj teksa brenda ndodheshin dhe dy vajzat e saj të vogla.

Please follow and like us: