Albspirit

Media/News/Publishing

Princesha Diana ka pasur një vajzë të fshehtë

Sot bëhet 21 vjet nga vdekja e princeshës Diana, e cila ndërroi jetë së bashku me të dashurin Dodi Al-Fayed në një aksident të tmerrshëm në Paris. Dhe pikërisht në përvjetorin e vdekjes së saj, po qarkullon një lajm se princeshë Diana ka pasur një vajzë të fshehtë.

Skandali bëhet publik nga e përjavshmja Novella 2000, e cila shkruan se Diana Spenser para dasmës mbretërore me princin Charls, më 21 korrik 1981 ka pasur një vajzë, e cila sot është rreth 40 vjeçe.

Vajza e cila quhet Sarah ka lindur në SHBA dhe nuk është frut i një tradhtie por i një fekondimi in vitro. Mbretëresha Elisabeth para se të lejonte martesën e Princit Charls me Dianën do të sigurohej jo vetëm që Diana ishte e virgjër, por edhe se ajo ishte pjellore, në mënyrë që të sigurohej një trashëgimtar për Mbretërinë e Bashkuar.

Kështu ajo donte ta vërtetonte këtë gjë dhe i kërkoi ndihmë gjinekologut të pallatit mbretëror, Sir George Pinker, i cili sot nuk jeton më por sipas revistës ai ka ruajtur çdo gjë në disa dokumente. Ai i mori Dianës dy vezë të cilat i fekondoi me spermën e princit , Charls. Më pas bashkimi i vezës me spermën krijoi dy embrione dhe kështu mbretëresha lejoi dasmën e Dianës me princin.

Gjinekologu pasi vertetoi se Diana ishte pjellore duhej t’i zhdukte dy embrionet e formuara. Por Pinker veproi me kokën e tij dhe dy embrionet i vendosi në mitrën e bashkëshortes së tij, e cila pas 9 muajsh lindi një vajzë në SHBA. Pak muaj pas lindjes së saj princesha solli në jetë princin William , i cili ka lindur më 21 qershor 1982.

Vajza, e quajtur Sarah, gjithashtu së fundmi ka takuar Princin Uilliam, i cili e ka shtyrë atë të pretendoj fronin. Ndërkohë pallati mbretëror Buckingham Palace nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me thashethemet e fundit që qarkulljnë.

Please follow and like us: