Letra e fundit e princeshës Diana
Një letër e shkruar në vitin 1966 është mbajtur e fshehtë deri në vitin 2003. Ka qenë një letër e shkruar nga Princeshë Diana e cila pretendonte se Princi Charles kishte planifikuar një aksident, nga i cili do të mbetej thuajse e pajetë. Sipas saj kjo situatë do t’i lejonte atij të martohej me Camilën.
Ky shënim i ishte dhënë dorazi ish-shërbëtorit të Princeshë Dainës, Paul Burrell, vetëm 10 muaj para se ajo të vdiste në një aksident automobilistik në Paris.
Z. Burrell e mbajti të fshehtë shënimin deri në vitin 2003, kur e zbuloi ekzistencën e jëtij të fundit në librin e tij “A Royal Duty”.
Shkruar dy muaj pas divorcit të saj në vitit 1996 nga Princi Charles, Diana pohonte në atë shënim, se ajo ishte e sigurtë për fatin e saj.
Gushtin e ardhshëm të vitit ’97 Diana do të ndërronte jetë në makinën ku ndodhej së bashke me Dodi Al Fayed ! Makina u rrëzua në nënkalimin Pont de Alma të Parisit dhe aksidenti do të rezultonte fatal për të dy. Dy vite më pas, shtypi do të deklaronte se ishte pakujdesia e shoferit, konsumi i tepërt i alkoolit dhe drogërave ai që kishte çuar në këtë fatkeqësi.
Emri i Princit Charles u fsheh fillimisht nga libri i Z. Burrell, por akuza e plotë u zbulua gjatë hetimit të vitit 2007 për vdekjen e Dianës në Gjykatën e Lartë të Londrës.
Ky hetim, i cili përfundoi në prill 2008, vendosi që neglizhenca e shoferit shkaktoi vdekjen e menjëhershme të princeshës Diana dhe Al Fayed.