Albspirit

Media/News/Publishing

Së shpejti dy kometa do t’i afrohen tokës

Dy kometa periodike pritet të kalojnë shumë pranë Tokës gjatë muajve në vijim. Kometa e parë quhet 21P/Giacobini-Zinner do të vijë më pranë Tokës se në 72 vitet e fundit. Por lajmi i keq është se do të mund të shihet vetëm përmes një teleskopi të vogël apo edhe dylbive, nëse i drejtonin në vendin e duhur në qiell. Në datën 10 shtator kometa do të jetë më afër Tokës, por në një distancë të sigurtë, rreth 58 milion kilometra. Kometa 21P tashmë ka formuar atmosferën e vetë dhe ka marrë një ngjyrë jeshile të shndritshme për shkak të gazrave të ndriçuar nga rrezet e diellit. Teksa do të lëvizë pranë diellit, rreth datës  7 dhe 8 tetor, duke prodhuar disa mbeturina që do të shkaktojnë shiun e meteorëve të quajtur Draconid.

Por lajmi i mirë është se një tjetër kometë periodike që do të kalojë pranë Tokës në dhjetor, do të mund të shihet me sy të lirë.

Kometa 46P/Wirtanen do t’i afrohet Diellit në datën 12 dhjetor të 2018-ës, dhe disa ditë më pas, në 16 dhjetor, do të jetë më pranë Tokës duke bërë të mundur që të shihet me sy të lirë, të paktën gjatë natës.

Please follow and like us: