Albspirit

Media/News/Publishing

PD publikon videon, prova që tregon betonizimin e parkut të liqenit

Pas denoncimit të disa ditëve më parë, ku u vërtetua me dokumenta se në një pjesë të gardës, është planifikuar të ndërtohet një kullë me 9 kate, partia demokratike ka sjellë të tjera prova që e konfirmojnë dhe tregojnë se çfarë është parashikuar në planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë tek territori i parkut të liqenit.

Në një video, zëdhënësja e partisë demokratike Ina Zhupa, shpjegon sesi është planifikuar të vidhet prona publike e radhës.

Në videon e mëposhtme do të ndiqni sesi është vijëzuar tashmë prona publike me ngjyrë tjetër në hartën e planit të përgjithshëm vendor. Ngjyra mavi tregon se aty do të ndërtohet një ndërtesë disa kate dhe mbi të gjitha dalin detajet se çfarë është parashikuar të ndërtohet.

Plani i betonzimit të liqenit është emërtuar në detaje dhe është gati për tu vënë në zbatim. Po ashtu, ajo theksoi se qëllimi i Veliajt është pastrami i parave të krimit dhe vjedhja e tokës publike.’‘ është shprehur Ina Zhupa./K.Balliu

Videoja më poshtë

Please follow and like us: