Albspirit

Media/News/Publishing

The Washington Times: George Soros kërkon krijimin e një Jugosllavie të re

Todd Wood

Ballkani është i zhytur në histori dhe në mes të lojës së madhe gjeopolitike. Ne i injorojmë zonat e rrezikut. Shumica drejtuesve të lartë janë të vetëdijshëm për luftërat destabilizuese të Ballkanit, në fund të shekullit të 20-të dhe me siguri janë të vetëdijshëm për shkëndijën që filloi Luftën e Parë Botërore, kur Archduka Franz Ferdinand u vra në Sarajevë, duke iniciuar atë që në histori është quajtur Lufta e Parë Botërore. Sot rajoni po frymëzon përsëri pakënaqësinë, me fuqi të vjetra dhe të reja, të cilat kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre, duke sjellë rreziqe për Perëndimin. Ndikimi më i dukshëm dhe i nënvlerësuar në Ballkanin Perëndimor është Turqia, ku Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, po promovon një rol më të madh për Islamin social dhe politik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë. Udhëtimi im i fundit në Shqipëri ishte në vitin 2014, ku nuk pashë asnjë dëshmi të ndikimit fetar, në vendin historikisht laik. Sot është e vështirë të humbasësh gratë e veshura në rrugë dhe xhamitë e reja që po ndërtohen në kryeqytetin e Tiranës. Me administrimin e Trump, në kundërshtim me qeverinë Erdogan, për arsye të shumta, duke përfshirë arrestimin e pastorit amerikan dhe blerjen e planifikuar të Turqisë për armët, stabiliteti i krahut jugor të NATO-s është në dyshim. Kjo e bën Ballkanin edhe më të rëndësishëm, nga një perspektivë strategjike. Z. Erdogan po ndez kujtimet e vjetra të konfliktit etnik dhe fetar që datojnë nga Perandoria Osmane, pasi ai e promovon veten si një “mbrojtës të myslimanëve”, në rajonin ku, NATO po fut aktualisht disa fonde për të rinovuar një bazë ajrore shqiptare, për të përmbushur standardet e ndërveprimit të aleancës.

Dobësia e NATO-s

Duke folur për NATO-n, aleanca po ngadalëson marrjen e pjesës më të madhe të rajonit të Ballkanit nën mbrojtjen e saj, përballë hidhërimit të Moskës, e cila ka punuar pa u lodhur për të parandaluar që kjo të ndodhë. Serbia është e lidhur fort me kampin e Rusisë dhe me një aleat afatgjatë. Bombardimi i forcave serbe nga NATO në vitet 1990, është ende i freskët në kujtesën e zyrtarëve rusë dhe qytetarëve të zakonshëm. Kina madje ka bërë disa përpjekje për të zgjeruar ndikimin e saj me ofertat tipike të financimit të infrastrukturës së Pekinit (së bashku me listën e gjatë të kushteve që i bashkëngjiten këtyre marrëveshjeve), si pjesë e Iniciativës së “Brezit dhe Rrugës”. Nga ana e saj, Bashkimi Evropian po vazhdon ta lidhë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me premtimin e anëtarësimit eventual – edhe pse korrupsioni është ende mbizotërues në Tiranë dhe Shkup, që ka të ngjarë të pengojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, tani për tani.

Efekti Xhorxh Soros

Ndoshta situata më shqetësuese në Ballkan për momentin është abdikimi i diplomacisë në rajon nga administrata Trump, tek filantropisti miliarder Xhorxh Soros dhe djali i tij, emisari i ri, Alex. Në përpjekjen e tyre për të krijuar një zonë të hapur ekonomike kufitare, të ngjashme me Jugosllavinë, Alex Soros u takua me qeveritarët serbë, shqiptarë dhe kosovarë, të paktën nëntë herë gjatë muajve të fundit. Imazhet e tij dhe kryetarët e shteteve të Ballkanit janë shfaqur në të gjithë faqet e tij të medias sociale. Qëllimi duket të jetë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës për të shkëmbyer territorin për njohjen afatgjatë dhe bashkëjetesën paqësore. Rreziku për  këtë ide është se, shumica e analistëve evropianë mbeten shumë të shqetësuar për faktin se Kosova është e detyruar të heqë dorë nga territori, duke paralajmëruar se ky veprim mund të nxisë rivalitetet e vjetra etnike.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e tjerë evropianë janë kundër kësaj ideje. Por mbështetësit e Soros këmbëngulin, siç kanë bërë me krizën e emigrantëve në Evropë, pa shqetësime për pasojat. Ndoshta më alarmuese, stafi diplomatik amerikan në rajon është duke hedhur poshtë në mënyrë aktive agjendën Trump, duke e penguar dhe ndjekur politikën e Obamës, që nuk udhëhiqej nga interesat e vërteta të Amerikës. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John R. Bolton ka ngritur vetullat e mëdha, duke pohuar se Shtëpia e Bardhë nuk ka probleme me qeveritë e Ballkanit nëse arrijnë marrëveshje mbi shkëmbimet e territorit. Nëse kemi mësuar ndonjë gjë gjatë shekullit të kaluar, është se ky rajon i botës ka nevojë për angazhim aktiv perëndimor për të parandaluar atë që mund të quhet “ri-balancimi i Ballkanit”, një politikë që historia e ka treguar vazhdimisht se çon në konflikte dhe vdekje. Ambivalenca e administratës Trump drejt agjendës së Sorosit nuk do të përfundojë mirë.

Soros përsëri në Ballkan

Para disa ditësh në Serbi ishte i pranishëm djali i Gerorge Soros, Aleks. Këtë fakt e ka bërë vetë me dije, me anë të një postimi në Instagram, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Të parat që kanë raportuar kanë qenë mediat serbe. Gazeta serbe “Blic”, thekson se, takimi i Presidentit të Serbisë, Vuçiç me Aleksandar Soros, është bërë me qëllimin e vetëm, të arritjes së paqes në rajon dhe ruajtjen e stabilitetit. Fondacioni për Shoqërinë e Hapur ka një influencë të madhe në rajonin e Ballkanit. Të njëjtën influencë, Soros dhe organizatat e financuara prej tij po e përdorin edhe në Tiranë. Qeveria e majtë socialiste në Shqipëri dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, kanë një lidhje të vjetër mes tyre. Shumë iniciative dhe reforma, që kanë ndodhur në Shqipëri, mbajnë firmën e Soros-it. Por ndërkohë, në lidhje me takimin e djeshëm, në Beograd, mediat serbe shprehen se, Presidenti Vuçiç, i ka folur Soros-it për situatën e negociatave, midis Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç theksoi se, përmirësimi i marrëdhënieve mes dy shteteve i shërben paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas zyrës së shtypit të Presidentit Vuçiç, Aleksandar Soros, theksoi se “Ballkani, dhe Bashkimi Evropian ka nevojë për një zgjidhje, në lidhje me situatën e Kosovës. Kjo zgjidhje duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit të rajonit”, përfundonte deklarata e tij.

Please follow and like us: