Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-ministri i Brendshëm emërohet në krye të Burgjeve

Arben Çuko është larguar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Në krye të institucionit në fjalë mësohet se është emëruar Stefan Çipa.

Ky i fundit ka mbajtur detyra të larta shtetërore si ministër Rendi, zv.ministër i Brendshëm dhe kryetar i Bashkisë Sarandë.

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Drejtësië:

Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa.

Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.

Please follow and like us: