U ofroi policëve seks treshe nëse e falnin për shkeljen rrugore, 18 muaj burg për modelen
Një modele ruse 24-vjeçe është dënuar me 18 muaj burg, pasi ajo kreu një shkelje rrugore dhe më pas u ofroi oficerëve seks tresh nëse ata e bënin njërin sy qorr ndaj shkeljes.
Rusja Kira Mayer u deklarua fajtore për incidentin në rrugë që shkaktoi një valë të gjatë trafiku në rrugët e Moskës, por edhe por rezistencën ndaj policisë dhe provokimin e tyre teksa ishin në krye të detyrës.
Në gjykatë u tha se policët refuzuan ofertën e saj dhe vazhduan punën duke ia vendosur prangat, por nuk u dhanë shumë detaje për ofertën për seks në grup që 24-vjeçarja u kishte bërë dy policëve.
Mayer ka mbyllur llogarinë e saj Instagram, e cila kishte 148,000 ndjekës që i rriteshin dita-ditës për fotografitë dhe videot shpesh provokative.
Më parë ajo u kishte thënë fansave të saj:
Kur të mërzitem me jetën time të lumtur, unë do të martohem dhe do të vuaj si të gjithë njerëzit normalë”.