Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e Horoskopit, 8 shtator 2018

Dashi

Jeni duke u përballur me një rrugëtim i cili do ju lejojë që të përcaktoni qartë jo vetëm objektivat tuaja, por edhe pritshmëritë në sferën sentimentale dhe familjare. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm në çështje që kanë të bëjnë me investimet.

Demi

Parashikohet një javë, e cila do ju gjejë më të qetë dhe më të relaksuar, edhe në situata të cilat prej kohësh ju kanë gjetur të acaruar. Në këtë moment, është e rëndësishme që të përmblidhni disa vendime që keni marrë në të kaluarën. Këshillohet që të jeni më të përqendruar.

Binjakët

Do të jeni mjaft të befasuar nga një fitore e papritur, e cila do ju lejojë që të merrni rezultate të mëdha. Nga pikëpamja sentimentale, kjo ditë ju fton që të kaloni më shumë kohë cilësore me familjen dhe partnerin/en tuaj. Shfaqini hapur ndjenjat tuaja.

Gaforrja

Do të shfaqeni të suksesshëm në vendin e punës dhe kjo edhe për shkak të rigjetjes së sigurisë, e cila do ju lejojë që të rikuperoni të gjithë kohën e humbur gjatë javëve të fundit. Parashikohen mundësi shumë të mira edhe për të rikuperuar një raport.

Luani

Parashikohet një periudhë mjaft e frytshme për ndjenjat dhe dashurinë. Megjithatë duhet të jeni gati që të hidhni hapin të parët. Nga pikëpamja profesionale, ka disa negociata të cilat duhen mbyllur sa më parë që të jetë e mundur.

Virgjëresha

Kjo fundjavë është mjaft e favorshme, për gjithë ata që kanë në plan të çojnë përpara projekte të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar në dashuri.

Peshorja

Ka disa eksperimente të cilat do të rezultojnë mjaft premtuese, sa i takon karrierës tuaj aktuale. Do të jeni mjaft kreativ dhe kjo gjë do ju lejojë që të përpunoni strategji të reja inovative, për të arritur rrugën e suksesit.

Akrepi

Duhet të përpiqeni të merrni në konsideratë disa vendime të së kaluarës dhe të bëni disa ndryshime thelbësore për shumë nga projekte tuaja. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv, por mundohuni të planifikoni çdo lëvizje me saktësi, në mënyrë që të shmangni të papritura të mundshme. Përgjigje pozitive, janë fare pranë.

Shigjetari

Ky është momenti më i mirë për të shmangur konfliktet në dashuri dhe në vendin e punës. Jeni lodhur shumë ditëve të fundit, ndaj mundohuni që të shmangni ngarkesën.

Bricjapi

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të nisur negociata të reja dhe investime interesante për karrierën tuaj profesionale. Merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe për të rigjetur harmoninë në të gjitha raportet tuaja ndërpersonale.

Ujori

Gjatë kësaj fundjave do të keni mundësi që të rishikoni disa nga projektet tuaja dhe të përpunoni zgjidhje të vlefshme për të zgjidhur të papriturat me të cilat jeni ndeshur gjatë javëve të fundit.

Peshqit

Kjo fundjavë është mjaft interesante për të gjetur interesa të reja apo për të bërë njohje interesante si nga pikëpamja sentimentale edhe nga ajo profesionale. Një raport miqësor mund të kthehet në diçka më shumë. Sa i takon punës, duhet të jeni të gatshëm që të përballeni me negociata të rëndësishme.

Please follow and like us: