Albspirit

Media/News/Publishing

Kryetar, i detyrohemi të ndjerit Alket Muhaj

Jamarbër Malltezi

Bariun Alket Muhaj 43 vjeç nga fshati Rabie Memaliaj e vrau policia e shtetit ku ai besonte. Bariu bëri detyrën e vet si qytetar i këtij vendi, njoftoi shtetin për paligjshmërinë që po ndodhte me mbjelljen masive të drogës në krahinën ku banonte.

Policia e shtetit e shiti.

Pak rëndësi ka nëse polici i SHKB-s e qëlloi vetë me armë apo e qëlloi oligarku i drogës. Shteti ku ai besonte e shiti tek banditet dhe e zhdukën.

Në një shtet normal do hapeshin hetime, do pezulloheshin të gjithë drejtuesit e SHKB, do hetohej kush i kish thënë çfarë kujt, lidhjet që kanë me zonën dhe trafikantët e drogës, etj. Por ne jemi në një republike bananesh, ku për ministër kundër trafiqeve kemi vëllain e trafikantit të Bolonjës dhe ish-ministrin e kemi duke soditur prodhimin maleve pas vizitave deri në Shtëpinë e Bardhë fale parave të drogës dhe fijeve të pista të Soros në diplomaci.

Natyrisht që pushtetarët kanë përgjegjësi direkte mbi këtë krim makabër dhe ndokush prej tyre edhe përgjegjësi kriminale për veprim të qëllimshëm apo shpërdorim detyre.

Por edhe ne të tjerët të gjithë jemi përgjegjës për jetën e bariut. Kemi përgjegjesi morale se nuk shkuam të gjithë së bashku si qytetarë të shqetësuar, si opozitarë dhe ndonjë gazetar të lirë që ka mbetur tek parcelat e drogës që ai bariu i thjeshtë tregonte.

Por kemi edhe përgjegjësi politike pasi kemi lejuar të zgjidhen banditet dhe përfaqësuesit e trafikanteve në pushtet dhe në të gjithë si shoqëri jemi treguar të pafuqishëm për të ndalur revanshin e krimit ne pushtet.

Ndaj kryetar, duhet shkuar dhe vendosur një tufë lule tek varri i të ndjerit Alket qoftë pse ai u bë dëshmitari më i fuqishëm që sot faktoi denoncimet e tua të përsëritura për vendosjen e shtetit nën urdhrat e trafikanteve, por edhe për të treguar që NE do qëndrojmë dhe përballemi me të keqen që sundon vendin.

Duhen mbështetur njerëzit që sakrifikojnë, që nuk ikin, por zgjedhin të përballen me të keqen, të qëndrojnë me kokën drejt dhe nuk nënshtrohen ndaj të keqes që ka pllakosur vendin.

Kjo kryetar të bën nder ty, por njëherësh na bën nder të gjithëve ne si shoqëri dhe na jep një shpresë që pushteti i nesërm do këpusë përgjithnjë lidhjet e krimit me politikën.

Please follow and like us: