Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel, vizitë historike në Maqedoni, fton qytetarët të votojnë pro refrendumit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është sot në një vizitë historike në Maqedoni. Vizita e saj vjen si parapri e momentit kritik që do të kaloi Maqedonia më 30 shtator, datë në të cilën pritet të mbahet referendumi popullorë për marrëveshjen me Greqinë.

Gjatë vizitës në shtetin fqinj Merkel u bëri thirrje shtetasve maqedonas që të mos rrinë në shtëpi por të marrin pjesë në referendum, duke thekuar se kjo varet anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Duam të kemi marrëdhënie më të ngushta mes vendeve. Qeveria federale dhe unë jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet tona. Referendumi do të hapë dyert për vendin tuaj që t’ë hyjë në BE dhe NATO.

Duhet shumë punë, por një parakusht është që referendumi të jetë i  suksesshëm. 30 shtatori është mundësi  historike dhe ju nuk duhet të qëndroni në shtëpi. Shfrytëzoni mundësinë demokratike për të treguar çfarë mendoni”, tha Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin maqedonas Zaev në Shkup.

Please follow and like us: