Albspirit

Media/News/Publishing

Skandalet seksuale, jep dorëheqje drejtuesi i CBS

Gjashtë gra të tjera kanë akuzuar për ngacmim seksual ish-drejtuesin e korporatës mediatike CBS, Les Moonves duke çuar në 13 numrin akuzueseve, për ngjarje që kanë ndodhur vite më parë. Les Moonves, i cili dha dorëheqjen të dielën, i ka hedhur poshtë akuzat si të pavërteta. Ndërkohë nën shënjestrën e kritikëve është vënë një deklaratë e anëtarëve të bordit të CBS-it, ku falenderohet Les Moonves për arritjet e tij dhe krijimin e një skuadre të fortë menaxhimi. Sot drejtuesi i rrjetit mediatik CBS nuk është më në detyrë, ndërsa ka shpërthyer një valë e re akuzash për ngacmime seksuale dhe kërcënim, përcjell TCh.  Në një artikull të sapo publikuar në revistën “New Yorker” 6 gra të tjera kanë dalë me akuza kundër Les Moonves, i cili e ka drejtuar kompaninë mediatike për dy dekada.
Please follow and like us: