Rikthimi i sinjalit televiziv, reagon Rama
Menjëherë pas lajmit të rikthimit të sinjal analog për Tiranën dhe Durrësi, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ai përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur vendimi ne AMA-s për rindezjen e sinjalit të vjetër të transmetimit televiziv, por Rama është shprehur se nuk fiket sistemi i vjetër pa u siguruar aksesi në sistemin e ri.
“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri” – shkruan Rama.
Ndërkohë, më herët ditën e sotme ishte drejtori i AMA-s, ai i cili njoftoi rindezjen e sinjalit të vjetër të transmetimeve televizive. Sinjali i vjetër do të jetë aktiv deri në janar të vitit tjetër. Ky vendim u mor nga ankesat dhe pakënaqësitë e shumta që qytetarët drejtuar drejt këtij institucioni, pasi u gjenden ditën e djeshme pa sinjal televiziv duke u detyruara të dynden në dyqane për të blerë dekoderin që merr sinjalin e ri.