Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet plani i Veliajt: Pas stadiumit me kullë, do e bëjë dhe presidencën me kullë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zbuluar të tjera kulla që kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka planifikuar të ndërtojë. Sipas saj, përveç stadiumit me kullë do të bëjë edhe presidencën me një kullë me 13 kate. Në një postim në rrjetet sociale Zhupa ka shkruar se për ndërtimin e kësaj kulle është dhënë leje nga Erion  Veliaj dhe se ajo do të ndërtohet vetëm 5 metra larg presidencës. Ajo ka publikuar edhe  dokumentet që tregojnë lejën zhvillimore për objektin “Godinë Polifunksionale West Residence”, e cila do të jetë një kullë me 13 kate. “Zona ku është miratuar kjo leje është hapësire që aktualisht shërben si parking me një kapacitet rreth 90 automjete dhe i vetmi në zonën e ish-bllokut për nga kapaciteti”,-shkruan zëdhënësja e PD-së më tej.

Postimi i plotë

PAS STADIUMIT ME KULLË, DO NA E BËJNË EDHE PRESIDENCEN ME KULLË!

Ose thënë ndryshe Kullë e re, Zakon i vjetër: Vjedhje, Korrupsion dhe Shkelje Ligji nga Erioni Betoni në mes të Tiranës.

Kulla e rradhës që ka dhënë leje Erioni Betoni (ai që flet për gjelbërimin), është kufizuese me territorin e Institucionit të Presidentit të Republikes, vetëm 5 metra larg. Por në shkelje të ligjit kanë dhënë leje dhe as nuk e kanë pasqyruar godinën e Presidencës ne studim që kjo ligjërisht benë pjesë tek objektet e kategorisë së vecantë. Godina që do të ndërtohet ka lejen mbi 37 metra, po ta krahasosh me Presidencën i qendron sipër kokës plot 23 metra lartësi..

Gjithashtu kulla e rradhës ka marr lejen në 2017 dhe nuk kishin nisur punimet . Por pse është bërë kjo ? Ndoshta për ta bërë korrupsionin dhe shkeljen ligjore më të madhe!!! Në korrik 2018 kanë shtuar masën voluminoze të ndërtimit me rreth 1300 m2 më shumë. Ndërkohe që plani i studimit të pdv-s nuk të lejon të propozosh 2 studime per miratim . Por për klientet e Veliajt nuk ka rëndësi ligji, rëndesi ka kulla të jetë më e madhe dhe fitimet po ashtu.

Për me tepër lexoni hollësitë e korrupsionit dhe shkeljet ligjore të kullës së rradhës, shoqëruar me dokumentet përkatëse:

Me vendimin nr. 11 date 20.06.2018 Këshilli Kombëtare i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin polifunksional 13 kate të quajtur “West Residence” me vendodhje Rruga “Ibrahim Rugova”, zona kadastrale 8270 me një distancë 5 metra nga kufiri i territorit të Institucionit të Presidencës , zbatuese e këtij vendimi Bashkia Tiranë .

Zona ku është miratuar kjo leje është hapësire që aktualisht shërben si parking me nje kapacitet rreth 90 automjete dhe i vetmi në zonën e ish-bllokut për nga kapaciteti .

Në Planin e Përgjithshëm vendor të Bashkisë Tiranë kjo zonë ku ndodhet trualli është emërtuar TR168 zonë për zhvillim dhe detinacion për ndërtime.

Ne pikën 5 të Vendimi të KKT është vëndosur që të shfuqizohet plotësisht një vendim i mëparshëm me nr.4 datë 10.11.2017 i cili i jepej këtij subjekti që te zhvillonte truallin me përmasa volumetrike më të vogël përkatësisht : me Intensitet ndërtimi 4.18 % dhe me një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 14110 m2 (nën tokë dhe mbi tokë) .

Ne vendimin nr. 11 datë 20.06.2018 Këshilli Kombëtare i Territorit ka miratuar këtë leje zhvillimore me permasa më të mëdha volumetrike të ndërtimit konkretisht sipërfaqe të përgjithshme të ndertimit 15408 m2 (nën tokë dhe mbi tokë ) , dhe duke i shtuar truallit intesitetin e ndërtimi në masën 5.08 % , pra duke rritur volumin me rreth 1300 m2 ndërtim më shumë.

Miratimi i lejes zhvillimore për sipërfaqen e truallit prej 1744 m2 është në kundërshtim me Nenin 52, pika 5 të Rregullorës së Planit të Përgjithshëm Vendore të Bashkisë Tiranë, ku shkelen standartet e distancave ndërmjet objekteve të cilat mbrohen për shkaqe mjedisore , sigurie etj.

Ne dokumentin e veçantë të lejes zhvillimore të miratuar nuk është realizuar studimi sipas ligjit, konkretisht nuk është pasqyruar godina e Institucionit të Presidencës , kjo në shkelje të VKM nr. 671 datë 29.07 .2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” ku percaktohen rregulla të unifikuara për strukturën, përmbajtjen dhe procedurën e hartimit, zbatimit, detajimin dhe monitorimin e zbatimit të PDV-e vendore .

Bashkëngjitur dokumentat :

Dokumentin e vacantë të lejes zhvillimore për objektin “Godinë Polifunksionale Ëest Residence” 13 kate

  1. Vendimi nr. 11 datë 20.06.2018 i Këshillit Kombetarë të Territorit që është miratuar leja e zhvillimit për objektin polifunksional 13 kate të quajtur “Ëest Residence”

3 . Faqe nr.4 e dokumentit të vecantë ku përcaktohet vendodhja e prones truall qe do te zhvillohet (zona TR168) .

  1. Faqe nr.9 e dokumentit të vecant ku percaktohet destinacioni i perdorimit të njesive të objektit (banim , shërbime , biznese) .
  2. Faqe nr.10 e dokumentit të vecant përcaktohet përmasa volumetrike e objektit :

Sipërfaqe e përgjithshme e truallit për zhvillim 1744 m2 , sipërfaqe e zënë nga struktura 840 m2 , sipërfaqe e përgjithshme e ndërtimit mbi toke 8869 m2 ndertim ,Sipërfaqe e pergjitshme total mbi dhe nën tokë 15408 m2 ndërtim.

  1. Ortofoto që percakton vendodhjen e truallit ku do të ndërtohet godina polifunksionale “Ëest Residence” .
  2. Vendimi ( i shfuqizuar) nr.4 datë 10.11.2017 i Këshillit Kombëtare të Territorit .

8. Dokumenti i vencatë i Lejes Zhvillimore ,harta , (të shfuqizuar) me vendimin nr.4 datë 10.11.2017

Please follow and like us: