Historia e panjohur e Xhelalit, vëllait të vetëm të Ahmet Zogut
Në histori njihen gjerësisht vetëm motrat e Ahmet Zogut. Por, ai ka pasur edhe një vëlla nga ana e babait. Quhej Xhelal Zogu dhe ishte vëllai i madh i Ahmetit. Xhelali ka qenë tre herë deputet në vitet 1924 deri në 1928. E la politikën pas shpalljes së Monarkisë në vitin 1928 dhe në kuadër të reformës agrare që bëri vëllai i tij, dhuroi vullnetarisht një sipërfaqe të madhe të pronave që zotëronte. Konsiderohej si njeri shumë bujar e zemërmirë, sidomos te të varfërit, ndoshta edhe për vetë faktin se ka pasur një jetë familjare plot me tragjedi. U martua 4 herë dhe jeta familjare e tij u shënua nga tragjedi (vdekja e disa fëmijëve dhe e njëres bashkëshorte). Pavarësisht se ishte fëmija i madh, në vitin 1911, pas vdekjes së babait, roli i beut apo guvernatorit të Matit i kaloi vëllait të vogël 16 vjeçar, Ahmet. Pas pushtimit Italian në 1939, ai emigroi bashkë me Familjen Mbretërore. Në vitin 1944 u nda nga jeta.