Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë filmuan kamerat nga korrupsioni i avokates, prokurori pritej t’i nënshtrohej Vetingut

Pak më parë raportuam për arrestimin e një avokateje dhe nisjen e hetimeve për prokurorin Hasa teksa akuzohen për korrupsion.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga avokaten Donata Lepenica, e cila dyshohet për korrupsion, ndërsa është pezulluar dhe prokurori i Tiranës Përparim Hasa.

Për çfarë akuzohen konkretisht?

Hetimet për dy rastet në fjalë kanë nisur nga Krimet e Rënda. Mësohet se Krimet e Rënda ndërsa  prej 4 ditësh kanë bllokuar serverin e kamerave për sigurimin e provave.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur prokurori Hasa  dhe avokatja Lepenica kanë marrë një shumë prej 2 mijë eurosh.

Korrupsioni është zbuluar nga përgjimet telefonike ku mësohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron, se gjithçka e ka zgjidhur me prokurorin.

Biseda me të akuzuarin është bërë pak çaste pas takimit të saj me prokurorin e Tiranës, Përparim Hasa, në zyrën e tij. Bëhet me dije se ky rast korrupsioni është zbuluar nga përgjimet e disa të arrestuarve. Prokurori Përparim Hasha do t’i nënshtrohej pak ditë më pas procesit të  Vetingut.

Please follow and like us: