Albspirit

Media/News/Publishing

Qerim Vrioni: Një portret dhe ca…rreshta—Lazër Filipi

 

Aktori i njohur, Lazër Filipi (1921-2016), hynte me qetësi në Bar “Aleanca” duke përshëndetur plot mirësjellje të njohurit nëpër tavolina të ndryshme, mandej ulej, porosiste kafen dhe hapte çantën e nxirte prej andej fletë të bardha. Ai i përkiste shejzës së aktorëve të parë dramatikë të pas L2B,  në Teatrin Popullor (sot Kombëtar). Ai ka realizuar shumë role në teatër dhe kinematografi, të cilat kujtohen veçanërisht edhe për zerin e tij karakteristik. Kështu që natyrisht, përvoja e tij artistike ishte e bollshme dhe e larmishme

A mund të tejçohej kjo përvojë, ose më ndryshe, a kanë nevojë brezat e rinjë të aktorëve për të shkuarën e tij artistike në teatër dhe kinematografi ? Kësaj pyetje, e cila e mundonte shpesh ai kishte vendosur t’i përgjigjej me gjera të prekshme, do shkruante sa mbante mend nga puna e tij e, mandej kush të kishte dëshirë le t’i lexonte, madje  edhe t’i përdorte në skenë ose në dy ekranet, tv dhe kinema.

Në një bisedë miqësore ai tha, me zërin e tij  të veçantë se, mbante mend, që rolin e parë e kishte luajtur në Teatrin Popullor në vitin 1945, mbi gjashtëdhjetë vjet më parë. Prej atëhere e deri tani që po shkruan (në foto), në karrierën e Lazër Filipit numërohen mbi 80 role në dramaturgji dhe filma, ngarkesë jo e zakontë për një artist.

E fotografova nga larg dhe në padijeni të tij, ashtu të përqëndruar tërësisht mbi materialet që po shkruante, veshur me një bluzë të freskët e me vija. Pamëdyshje, Lazër Filipi përbën një shembull të veçantë për të gjithë se, puna me pasion nuk njeh moshë dhe lodhje.  Ishte shtator 2009, ai kishte mbi supe më tepër se 88 vjet.

Please follow and like us: