Albspirit

Media/News/Publishing

Luana Vjollca, kurora e personazheve më të dashur në Shqipëri

12 vite në televizion duket se i kanë dhënë Luana Vjollcës kurorën e ndër personazheve më të dashur në Shqipëri. Elokuente, e qeshur, pozitive dhe energjike ajo ka ditur si ta bëjë për vete publikun, duke u shfaqur përpara tij ‘e vërtetë’. Po, po fiks e vërtetë dhe reale, me një spontanitet të habitshëm që tregon në çdo moment natyrën e ëmbël dhe po aq triumfatore të një vajze e cila në televizion dhe në jetën publike nuk është rastësisht.

Edhe pse duket se është në momentet e famës absolute, nuk deliron, por përkundrazi raporti mjaft miqësor dhe i ngushtë me fansat dhe mbështetësit e saj ka qenë një arsye më shumë e një suksesi të padiskutueshëm. Luana Vjollca nuk ndalet asnjëherë! Në ketë rrëfim për ‘’Star People’’ ajo na tregon se vera e saj ka qenë e vrullshme me koncerte dhe projekte dhe po ashtu duket se do të jetë edhe vjeshta apo edhe dimri, sepse tashmë Luana ‘ nuk njeh’ stinë. Është në atë moment të jetës ku ’stina e saj e preferuar’ është karriera dhe projektet e mëdha. Ajo i tregon botës në gjuhën e vet tashmë ç`ka është puna, fati, ecja , por edhe esenca e një jetë të gëzuar dhe në kërkim të përplotësimit absolut./starpeople/

Please follow and like us: